Telegrafi

Matuidi e pranon: Isha afër gjigantit italian

Mesfushori i PSG-së, Blaise Matuidi, ka thënë se ka qenë afër Juventusit.

Transferimi nuk u krye në atë kohë pasi që PSG nuk e lëshoi lojtarin.

“Është e vërtet ka pasur më shumë se një kontakt me Juventusin. Pas kampionatit evropian kam pasur bisedime mes meje e agjentit tim me klubin”.

“Kam dashur të flas me klubin e PSG-së që ta kuptoj situatën ku gjendem pasi kishte një trajner të ri dhe doja të isha i qartë se çfarë mendon Unai Emery”.

“Të jem i sinqertë kam menduar të largohem nga Parisi, por tani jam shumë i lumtur te PSG, kjo është pjesë e së kaluarës dhe tani jam krenar që jam në këtë ekip”.

“Shpresoj që ta mbaj veshur fanellën e Paris Saint-Germain për shumë kohë”, ka thënë Matuidi. /Telegrafi/