Balise Matuidi është emri i ri i cili mund të largohet nga Juventusi.
Zonja e Vjetër synon ta ndryshojë repartin e mesfushës ku Miralem Pjanic, Sami Khedira, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot janë drejt largimit.
Kësaj liste i është shtuar edhe mesfushori francez Blaise Matuidi, i cili mund të rikthehet në Ligue 1.
33-vjeçari kërkohet me ngulm nga Olympique Lyon, me presidentin Jean-Michael Aulas që e ka atë lojtarin e preferuar.
Numri një i Lyonit ka bërë të qartë se do ta dëshironte Matuidin në skuadër këtë verë, por problemi qëndron tek paga e tij e lartë.
“Matuidi është një dëshirë e imja gjithmonë. Unë kam tentuar të nënshkruajë edhe verën e kaluar me të, por ishte e pamundur”.
“Nëse Blaise rishikon njëherë pagën e tij, atëherë ai i ka dyert e hapura te Lyon”, ka deklaruar Aulas.
Veterani francez mund të përfshihet në marrëveshje për Houssem Aouar, që është objektivi kryesor i Juventusit për mesfushën. /Telegrafi/