Telegrafi

Matthew Perry u sigurua që Chandler të mos e tradhtonte kurrë Monican në “Friends”

Foto: Getty Images

Është zbuluar se Matthew Perry i detyroi shkrimtarët e “Friends” të heqin një histori që nuk i pëlqente – kur Chandler tradhtonte Monican.

Aktori amerikan vdiq muajin e kaluar në moshën 54-vjeçare pasi u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Që nga vdekja e tij, klipet e Perryt duke diskutuar për kohën e tij në serialin e famshëm amerikan janë rishfaqur, duke përfshirë atë se ai dikur hoqi dorë nga një histori striptizi.

Foto: NBC

Dhe tani është zbuluar se një histori shumë më e madhe, e cila do të kishte parë Chandler të tradhtonte Monican, u shfuqizua gjithashtu falë ndërhyrjes së Perry.

Në fund të sezonit të pestë, personazhet shkojnë në Las Vegas dhe, sapo atje, Chandler dhe Monica grinden përpara se të pajtohen më vonë në episod.

Lexo po ashtu Ylli i "Friends", Matthew Perry ka qenë i sëmurë rëndë vitin e kaluar

Tani aktorja Lisa Cash, e cila fillimisht ishte menduar të shfaqej si një interes i ri i dashurisë për Chandler në The One In Vegas para se të ndahej, ka zbuluar të gjitha.

Foto: Film Magic

“Skena ishte – Chandler dhe Monica po debatonin në Las Vegas rreth asaj që Monica po drekonte me [ish-të dashurin e saj] Richard”, tha ajo për TMZ.

“Në skenarin tonë, Chandler shkon në dhomën e tij të hotelit dhe porosit shërbimin në dhomë dhe unë e sjell atë si punëtor hoteli”.

Foto: NBC

“Ne përfundojmë duke folur, duke qeshur”, tha mes tjerash ajo.

Dhe në fund ajo pjesa e tradhtisë nuk u shfaq, ishte fshirë e tëra. /Telegrafi/

Foto: Netflix