Telegrafi

Matthew Perry dhe Courteney Cox drekojnë bashkë, sa shumë kanë ndryshuar që nga koha e tyre në “Friends”

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Gjatë dhjetë sezoneve të serialit “Friends”, Matthew Perry dhe Courteney Cox, krijuan një miqësi, e cila vazhdon sot e kësaj dite.

Aktorët i kanë ruajtur kontaktet edhe pas përfundimit të xhirimeve, ndërsa me një fotografi të publikuar së fundmi i kanë gëzuar fansat e tyre.

Lexo po ashtu Videoja që e shfaqte Beckhamin në xhakuzi me Courtney Cox është pjesë e një seriali

Chandler (Matthew Perry) dhe Monica (Courteney Cox) ishin një çift në hit serialin komik, porse prapa kamerave, ata kanë mbetur miq të mirë.

Chandler (Matthew Perry) dhe Monica (Courteney Cox) në serialin “Friends” (Foto: Screenshot/E News)

“Qëllojani me kë kam dalë për drekë sot… E di! Nuk mund të jem më e lumtur”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar nga Cox në Instagram.

Krahas pëlqimeve dhe komenteve të shumta të fansave, nuk kanë munguar edhe komentet e bashkaktoreve nga “Friends”, Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow. /Telegrafi/