Site icon Telegrafi

Matthaus: Tuchel refuzoi Bayernin, po bisedon me Arsenalin për të qenë zëvendësues i Wengerit

Thomas Tuchel ka zhvilluar bisedime për të qenë zëvendësues i Arsene Wengerit si menaxher i Arsenalit, konfirmoi legjenda e Bayern Munichun, Lothar Matthaus.

Raportet në Gjermani kanë treguar se ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Tuchel ka refuzuar një ofertë nga Bayerni për të pasuar Jupp Heynckes në fund të sezonit.

Pretendohet se 44-vjeçari pret të bëhet menaxher i ri i Arsenalit, edhe pse Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar në të si një zëvendësues për Unai Emeryn, i cili gjithashtu do të largohet në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Tre gjermanë të njohur për stolin e Bayern Munich, trajneri i ri vendoset në qershor

Legjenda gjermane e Bayernit, Matthaus mendon se Tuchel do të ishte zgjedhja e duhur për Bayernin, por pretendon se ai tashmë është “në kontakt” me Topçinjtë.

“Ju e dini, unë jam edhe një gazetar, ne duhet të bëjmë tituj çdo ditë”, ka thënë Matthaus për Omnisport.

“Unë mendoj se Thomas Tuchel mund të jetë favoriti, por e di se ai është në kontakt me Arsenalin dhe askush nuk e di se çfarë ndodh prapa dyerve”, përfundoi gjermani.

Lexo po ashtu Wenger largohet në fund të sezonit, dhjetë emra janë në listën e drejtuesve për trajnerin e ri

Tuchel, i cili ishte trajneri kryesor i Mainzit para se të merrte në dorë Dortmundin në 2015, u largua nga Signal Iduna Park në maj të vitit të kaluar, vetëm tri ditë pas fitores së Kupës DFB-Pokal.

Ai u tha se kishte një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar me hierarkinë e klubit në javët e tij të fundit në klub, me drejtorin ekzekutiv Hans-Joachim Watzke duke pretenduar se ai dhe drejtori sportiv Michael Zorc ishin “të lodhur” duke punuar me Tuchel. /Telegrafi/

Exit mobile version