Telegrafi

Matt Damon viziton mikun e fëmijërisë Affleck, pas problemeve të Ben me ish-bashkëshorten

Ben Affleck dhe Matt Damon (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Dy shokët e fëmijërisë, Matt Damon dhe Ben Affleck, do të ribashkohen në realizimin e dramës mesjetare, “The Last Duel”.

Kështu që gjatë të shtunës, Damon është fotografuar teksa e kishte vizituar shtëpinë e Affleckut në lagjen Brentwood të Los Angelesit.

Vizita e fundjavës ka ardhur vetëm një ditë, pasi Ben kishte pasur një zënkë serioze me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja Jennifer Garner (Foto: Bens/Backgrid/X17online)

Matt mbante në dorë disa skripte, prandaj besohet se vizita ka qenë për punë, në kompletimin e skenarit të filmit dhe përpunimin e roleve.

Megjithatë, nuk ka dyshim se Damon e ka mbështetur mikun e tij për ta tejkaluar situatën me ish-bashkëshorten, me të cilën kishin pasur një zënkë shpërthyese jashtë shtëpisë dhe ishin fotografuar nga paparacit.

Matt Damon vizitoi mikun e tij të fëmijërisë (Foto: Spot/Backgrid/Boaz)

Drama e re do të xhirohet me regji të Ridley Scott, ndërsa krahas roleve të tyre, aktorët e kanë shkruar edhe skenarin (e bazuar në librin e Eric Jager) së bashku me Nicole Holofcener. /Telegrafi/