Telegrafi

Matt Damon e Christian Bale, dyshja që rivalizon Ferrarin në filmin e ri

(Foto: Screenshot/YouTube/20th Century Fox)

Matt Damon dhe Christian Bale nxisin dëshirën për shpejtësi në realizimin e ri filmik, “Ford v. Ferrari”, të cilit i është publikuar paraqitja e shkurtër.

Në skenat e para, shikuesit mund ta shohin Damonin në rolin e dizajnerit amerikan, Carroll Shelby, derisa Bale është në rolin e vozitësit të patrembur, Kevin Miles, ndërsa që të dy përpiqen të ndërtojnë një automjet që do t’ia kalojë Enzo Ferrarit.

Filmi i bazuar në ngjarje të vërtetë është realizuar me regji të James Mangold, ndërsa përcjell dyshen Shelby dhe Miles që luftojnë kundër ndërhyrjes së korporatës, ligjeve të fizikës dhe demonëve personalë, për të ndërtuar një automjet revolucionar për Ford Motor Company që do të garojë me Ferrarin në Francë në vitin 1966.

Paraqitja e shkurtër tregon adrenalin e garave, ndërsa krahas dy aktorëve kryesorë, luajnë edhe Jon Bernthal, Caitriona Balfe, Tracy Letts, Josh Lucas, Remo Girone e Ray McKinnon.

Filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 15 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/