Alessandro Matri u tall me një tifoz të Milanit dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në Tëitter ndërsa komentonte për Festivalin e Muzikës në Sanremo.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Milanit ndau një mesazh vlerësimi për konkurrenten italiane të Sanremo, Elisan.
“A po konkurron vërtet me të tjerët?”, ishte pyetja e Matrit për Elisan dhe kjo ka shkaktuar një përgjigje nga një tifoz i Milanit.
Ma veramente Elisa e’ in gara con gli altri ???🤯🤔
— Alessandro Matri (@Ale_Matri) February 2, 2022
“Epo, Ibrahimovic luan në të njëjtën ligë ku keni luajtur dikur”, u shpreh komentuesi në formë thumbi.
Matri nuk humbi kohë dhe u përgjigj menjëherë: “Imagjinoni që ai humbi një Scudetto kundër meje”.
Eh ale Ibra gioca nello stesso campionato dove giocavi tu
— TH (@terence1899) February 2, 2022
Ish-sulmuesi italian iu referua sezonit 2011/12 të Serie A.
Atë sezon Juventusi i Antonio Contes fitoi titullin e parë të Serie A pas epokës Calciopoli.
Massimiliano Allegri ishte në krye të Milanit dhe Ibrahimovic ishte një nga yjet e kuqezinjve.
Suedezi u largua nga San Siro në fund të sezonit, duke iu bashkuar PSG-së së bashku me mbrojtësin Thiago Silva.
Matri shënoi dhjetë gola në 31 paraqitje në të gjitha garat atë sezon. Ai u largua nga Zonja e Vjetër në vitin 2013, duke u rikthyer te Milani ku kishte nisur karrierën e tij. Ai qëndroi në San Siro për vetëm gjashtë muaj, duke nënshkruar me Fiorentinën në janar të vitit 2014.
Ai doli në pension në maj të 2020 pas përfundimit të kontratës së tij me Sassuolon. /Telegrafi/