Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPH), Fatmir Matoshi ka theksuar se janë një varg faktorësh që ndikojnë në uljen e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Matoshi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se thëngjilli është njëri prej ndotësve më të mëdhenj, e ku si masë preventive ka ardhur sipas tij, vendimi për ndalimin e përdorimit nëpër institucione publike dhe mosdhënia e e thëngillit nga punëtorët e KEK-ut.
“Mendoj se ka edhe faktorë tjerë që po ndikojnë në uljen e cilësisë së ajrit si pozita gjeografike, kushtet kimatike, mungesa e erërave dhe shiut, kontrolli jo i duhur i cilësisë së naftës, termocentralet që i kemi afër, vjetërsia e veturave – moszbatmi i udhëzimit administrative nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) – që po ndikojnë që Prishtina të mbështjellet me një shtresë smogu”, ka theksuar Matoshi.
Ai ka thënë se të gjitha këto faktorë po e bëjnë të veten dhe për këtë arsye ne çdo vit po ballafaqohemi me ajër të ndotur. /Telegrafi/