Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi ka dënuar rrahjen e anëtares së PDK-së, Arbana Xharra, duke e cilësuar këtë akt si sulm mbi themelet e lirisë.
Matoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “I lig asht ai njeri dhe ajo mendje kriminale qe ngre dore mbi nji grue e nane”.
Postimi i plotë i Matoshit:
“Sulmi mbi Arbanen asht sulm mbi themelet e lirise se Kosoves !
I pajetueshem asht ai vend ku sulmohen e rrihen lajmesit (gazetaret) dhe akecili qyetetar. I shkrete asht nji komb qe ngriet n’mjes me lajme te tilla !
I lig asht ai njeri dhe ajo mendje kriminale qe ngre dore mbi nji grue e nane!
Republika ka me u rezistue barbareve dhe ka me i mund ata. Jam i sigurt !!!” (sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/