Telegrafi

Matoshi: Rugova nuk ishte populist (Video)

Analisti Halil Matoshi ka treguar se cilët politikanë nuk kanë përdorur diskursin populist në vend dhe cilët po.

Matoshi në “Click” të RTV21 ka thënë se kur flitet për populizëm aty përjashtohet, ish-presidenti, Ibrahim Rugova pasi që ai ka qenë i matur në fjalime pasi që ka folur pak.

Ai tha se të gjithë që kanë ardhur pas Rugovës janë popullista të pandreqshëm.

Matoshi tha se pasi që presidenti i Kosovës përdorë diskursin popullist, kjo nuk do të thotë asgjë të keqe pasi që edhe idetë e majta dhe të djathta e përdorin populizmin. Matoshi mori si shembull Vetëvendosjen në vend./21Media/