Telegrafi

Matoshi incizon kur deputetët përplasen, ndërsa Vasfija për pak rrëzohet – dy momentet që nuk kaluan pa u vënë re nga seanca tensionuese

Në Kuvendin e Kosovës sot (e enjte) është zhvilluar një seancë tensionuese.

Në momentin që grupi parlamentar i PDK-së e lëshuan sallën, te dera e hyrjes filloi një debat i ashpër mes tyre dhe disa prej deputetëve të LVV-së.

Por teksa kjo ndodhi, disa prej deputeteve e shijuan pamjen nga larg.

Kuvendi i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorja Adriana Matoshi, mori telefonin fillimisht për të bërë një “selfie”, teksa më pas u duk sikur e incizoi përballjen mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Herë pas here, Matoshi u pa edhe duke qeshur,me gjasë e befasuar nga situata e krijuar dhe niveli i debatit mes kolegëve të saj.

E një ngjarje pak e sikletshme i ndodhi edhe deputetes tjetër të Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi – Goodman.

Kjo e fundit për pak sa nuk u rrëzua kur taka e saj rrëshqiti pa dashje afër foltores së parlamentit, ndërsa kur kjo ndodhi, ajo u pa duke shtrembëruar fytyrën në momentin që kyçi i këmbës së saj i shkaktoi dhimbje.

Pas situatës tensionuese të krijuar ditën e sotme, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci e ndërpreu atë dhe e shtyu më pas për në orën 14:00. /Telegrafi/