Telegrafi

Mathieu nuk largohet nga Barcelona

Jeremy Mathieu i ka dhënë fund spekulimeve se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe se do të luftojë të jetë titullar në formacionin e kampionëve spanjollë.

Lexo po ashtu Barcelona shumë shpesh humb miliona me transferimet, ja 10 rastet me humbje më të mëdha (Foto)

Është spekuluar më parë se ai mund të udhëtojë drejt Turqisë, ku do të luante për Besiktasin, për të cilat ka thënë se ka pasur bisedime, por jo diçka konkrete për kalim.

Besiktasi ka marrë nga Barcelona, Adrianon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet