Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, raportohet se është duke konsideruar largimin nga Camp Nou.
32-vjeçari iu bashkua Barçës nga Valencia verën e vitit 2014 dhe deri tani ka pasur 75 paraqitje për kampionin spanjoll për dy sezone.
Francezi ka fituar shtatë trofe me gjigantin katalonas, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.
Ardhja e Samuel Umtitit dhe Lucas Digne ka hapur rrugë për largimin e Matheius.
Për futbollistin interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Beshiktashi.