Telegrafi

Mathieu befasoi të gjithë me golin nga gjuajtja e lirë, edhe Ronaldon në tribuna (Video)

Sportingu fitoi ndaj Tondelas me rezultat 2-0 në Portugali.

Golin e parë në takim e shënoi Jeremy Mathieu nga gjuajta e lirë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës shënoi një nga ato golat që shikohet rrallë në futboll dhe i befasuar ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi ishte në tribunat e stadiumit dhe duartrokiti golin, ndërsa më poshtë mund të shikoni reagimin e CR7.

Ronaldo nuk luajti për Realin në La Liga pasi është ende i dënuar nga federata spanjolle. /Telegrafi/