Site icon Telegrafi

Materialet e hetimit për aksidentin e autobusit në Bullgari u dorëzuan te prokurorët bullgarë, hospitalizohen në Shkup dy të lënduar

ADN profilet për identifikimin e viktimave në aksidentin e autobusit në Bullgari bashkë me deklaratat e tetë dëshmitarëve dhe dokumentacioni i autobusit nga “Besa Trans” dhe Ministria e Transportit, dje u dorëzuan te prokurorët bullgarë.

Prokurori publik, Ljubomir Joveski në konferencën e djeshme për shtyp, bashkërisht me prokurorët bullgarë në Shkup tha se po sigurojnë edhe dëshmi të tjera dhe se vazhdohet me dëgjimin e personave të tjerë të cilët japin informacione për zbardhjen e rastit tragjik.

Joveski theksoi se në PTHP është hapur lëndë për “Besa Trans” dhe të dhënat që i mbledhin prokurorët bullgarë, në të njëjtën kohë do të përdoren ene dhe këtë lëndë me qëllim që të zbardhet rasti i aksidentit.

“Ne i mlbodhëm dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas do të marrim vendimin e duhur. Menjëherë pas aksidentit, dokumentacionin i firmës “Besa Trans” është marrë”, tha Joveski.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se një paciente 17 vjeçare dhe një pacient 49 vjeçar të lënduar në Bullgari, ndodhen në spitalin “Nëna Terezë” në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pacientët do të qëndrojnë në spital dhe se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore.

Kujtojmë se në aksidentin që ndodhi më 23 nëntor në BUllgari humbën jetën 45 persona dhe shtatë të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version