Legjenda e Interit, Marco Materazzi ka thënë se trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është një trajner i madh, i cili gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar.
Gattuso ka kryesuar Milanin drejt një fillimi të pamposhtur në vitin 2018 në të gjitha garat – duke ndihmuar Rossonerët të arrijnë finalen e Kupës së Italisë, 1/16-tën e Ligës së Evropës dhe i kanë jap vetes një shans për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Kështu, ish-mbrojtësi i Interit, Materazzi, ka një mendim të lartë për trajnerin e Milanit, duke e cilësuar si të nënvlerësuar, bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Italisë.
“Unë jam një admirues i tij. Ai gjithmonë është nënvlerësuar, por ai është një trajner i madh”, ka thënë fillimisht Materazzi përpara Derby della Madonninas këtë mbrëmje (e diel).
“Por, mos më kërkoni të përkrah atë kundër Interit në derbin e tyre kundër Milanit”.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 u pyet gjithashtu për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar për Kampionatin Botëror të kësaj vere në Rusi.
“Nuk është faji i një personi, por i një sërë gjërave. Një ekip që ka fituar disa Kupa të Botës si Italia nuk duhet të jetë jashtë turneut”.
“Ne duhet të mbrojmë talentin e ri italian duke i detyruar ekipet të luajnë të paktën me pesë prej tyre, siç bëjnë edhe kombet e tjera”, përfundoi italiani. /Telegrafi/