Telegrafi

Mata: Pogba nuk është Messi dhe as Ronaldo

Juan Mata ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Paul Pogba, duke thënë se kritikat për të janë joreale ashtu sikurse edhe kërkesat, pasi francezi nuk mund të jetë makinë e golave sikurse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Pogba u kthye në Old Trafford për një tarifë rekord botëror të transferimeve botërore prej 105 milionë eurove pas katër sezoneve në Juventus.

Deri më tani, Pogba ka luftuar për të jetuar pritjet e larta nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe deri diku ia ka arritur ta bëj këtë.

Lexo po ashtu Sampaoli: Messi është si ‘Batmani’

Mata mendon se kritika nuk është rezultat i paraqitjeve nën pritshmëri nga Pogba, por si pasojë e kërkesave joreale.

“Unë e imagjinoj se nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Mata për BBC, përcjell Telegrafi.

“Kur transferimi i madh vjen dhe pritjet janë të larta, shpesh njerëzit humbasin perceptimin e realitetit”.

Lexo po ashtu Ronaldo, 700 ndeshje - 509 gola, makineria që çdo vit shënoi më shumë se viti paraprak (Foto)

“Ne nuk jemi makina. Messi dhe Ronaldo janë vetëm dy [që mund të shënojnë në çdo lojë]. Nuk ka tjerë”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Pogba është në kërkim për të ngritur trofeun e tij të parë të madh me Unitedin, pasi ata luajnë të dielën në finalen e Kupës EFK ndaj Southamptonit. /Telegrafi/