Telegrafi

Mata deklarohet i lumtur në Angli – Unitedi kërkon rinovimin, Arsenali transferimin e tij

Juan Mata (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Juan Mata ka zbuluar se është i lumtur në Angli dhe se është në bisedime të reja me Manchester Unitedi për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit spanjoll me skuadrën nga Old Trafford skadon në qershor të vitit 2019.

Situata e tij te Unitedi ka bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të kërkojnë shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen

Mes fjalëve për një kthim te Valencia dhe një lëvizje në Arsenal, mesfushori këmbëngul se përparësia e tij është të mbetet në Angli.

Juan Mata (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“E ardhmja ime? Jam i lumtur në Angli”, ka thënë fillimisht Mata për Onda Cero.

“Kontrata ime përfundon këtë verë dhe unë jam duke biseduar me Manchester United për të parë se çfarë ndodh”, përfundoi ylli spanjoll.

Lexo po ashtu Mata është dëshira e madhe e Emeryt

Ndryshe, Mata është duke zhvilluar sezonin e nëntë në Ligën Premier, ku ka luajtur edhe me fanellën e Chelseat.

Deri më tani, ylli spanjoll ka zhvilluar plot 229 ndeshje dhe ka shënuar 49 gola, teksa ka fituar edhe dy herë Kupën FA dhe disa kupa tjera në Angli. /Telegrafi/