Ish-lojtari i Romës, Ricky Massara, është favoriti i ri për t’u emëruar drejtor sportiv i Milanit, gjersa Zvonimir Boban, pritet të largohet nga FIFA.
Igli Tare ishte zgjedhja e parë e Rossonervë për t’u bërë drejtor sportiv, mirëpo ish-ylli i Kombëtares së Shqipërisë i ka refuzuar për të qëndruar te Lazio.
Sipas La Gazetta dello Sport, Frederic ‘Ricky’ Massara është favorit për ta marrë postin, pas largimit nga Roma ditë më parë.
Ai ka qenë asistent i Monchit te skuadra italiane, mirëpo e mori më pastaj postin e drejtori sportiv. Roma e lejoi Masaran që të largohet në javën e kaluar, pasi ka arritur marrëveshje me drejtorin e Torinos, Gianluca Petrachi.
Nga ana tjetër, Boban është po ashtu rrugës për t’u bërë drejtor teknik te ish-klubi i tij, por fillimisht duhet të lirohet nga kontrata me FIFA-n. /Telegrafi/