Site icon Telegrafi

Mason Mount realizon njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni në Ligën Premier

Chelsea e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Aston Villës në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Golin e parë për Blutë e shënoi Mason Mount qysh në minutën e gjashtë.

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, derisa mesfushori anglez shënoi një top gol.

Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Mount e mposhtin kundërshtarin me një goditje nga gjuajtja e lirë, që ishte afro 25 metra. /Telegrafi/

Exit mobile version