Site icon Telegrafi

Mason Mount duket se i ka dhënë lamtumirën Chelseat

Mason Mount duket se i ka dhënë lamtumirën Chelseat, pas barazimit 1-1 në ndeshjet e fundit të sezonit me Newcastlen në Stamford Bridge.

Blutë e mbyllën sezonin në vendin e 12-të me 44 pikë, derisa është edicioni më i keq në histori të klubit.

Me këto statistika të dobëta, duket se Chelsea do të ketë pasoja, pasi njëri nga lojtarët më kryesor në skuadër po u ikën në këtë verë.

Lexo po ashtu Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship

Mount ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2024, ndërsa nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën.

Pas ndeshjes me Magpies, ai është parë duke ecur nëpër stadium, derisa me gjasë i ka kujtuar momentet më të mira që i kishte aty.

Vlen të ceket se Manchester United është tejet i interesuar për shërbimet e tij, ndërsa kanë ofruar 60 milionë euro për kartonin e tij.

Chelsea thuhet se po kërkon afro 100 milionë euro, për ta lejuar anglezin që të largohet nga klubi. /Telegrafi/

Exit mobile version