Mason Greenwood e ka shënuar golin e parë në ndeshjen Manchester United -Young Boys të mërkurën në mbrëmje, por që ishte gol i jashtëzakonshëm.
Ralf Rangnick zgjodhi një skuadër të re për ndeshjen në “Old Trafford” me United që tashmë ka siguruar vendin e parë në grupin e tyre.
Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho ishin ndër emrat që iu dha pushim.
Anthony Elanga dhe Amad Diallo kishin shansin për të bërë përshtypje që nga minuta e parë para trajnerit gjerman.
Greenwood e nisi po ashtu nga fillimi dhe e goditjen e parë gjeti rrjetën pas vetëm nëntë minutash lojë.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468674427634298888
Luke Shaw harkoi në zonë dhe i riu i United tregoi teknikë të jashtëzakonshme , pasi goditi në mënyrë akrobatike dhe gjeti cepin e rrjetës për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll baras pasi i riu i Yung Boys, Fabian Rieder, shënoi për 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468683912226484232