Site icon Telegrafi

Mason Greenwood është inkurajuar të padisë Manchester Unitedin

Sulmuesi anglez, Mason Greenwood thuhet se është inkurajuar ta padisë ish-klubin e tij, Manchester United, pasi mendon se i kanë shkaktuar dëme financiare.

Sipas mediumit The Sun, Greenwood mund të padisë Manchester Unitedin në mes të rastit të suksesshëm të Benjamin Mendy kundër Manchester Cityt.

Përfaqësuesit e Greenwood janë të pakënaqur me vendimin e Manchester United për të ndërprerë kontratën e lojtarit.

 

Ata besojnë se ky vendim ndikoi negativisht në potencialin e fitimeve dhe atraktivitetin e Mason për sponsorë si Nike.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vendimi i Nike ishte i pavarur nga ai i United.

Në anën tjetër, United është i përgatitur të mbrohet në gjykatë nëse lojtari vendos të ndjekë veprime ligjore.

Klubi nga Old Trafford monitoroi nga afër rastin e Benjamin Mendyt, duke parashikuar pasoja të mundshme.

Greenwood aktualisht luan për Marseille dhe ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asistim në 11 paraqitje për skuadrën e Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version