Telegrafi

I maskuar e nën kërcënimin e armës i vjedh para një punëtori në Artanë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:21 në fshatin Pasjak, në Artanë.

Tutje në raporti bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i dyshuar  i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/