Një grua ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 6-7 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30 në rrugën “Konstantini i Madh”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/