Prindërit qeshën më shumë se fëmijët, me një maskotë që kishte veshur kostumin keq, që për pasojë bishti i kishte dalë përpara.
Sonya dhe Paul Heard i kishin dërguar vajzat e tyre në një organizim në Leicestershire të Anglisë, kur mbetën të habitur me paraqitjen e personazhit të veshur sikur te ‘Peppa Pig’, transmeton Telegrafi.
“George ishte ngutur teksa vishej dhe dukej sikur po na e tregonte pjesën intime”, ka qenë përshkrimi i videos.
Më poshtë mund të shihni momentin e lojës së fëmijëve, teksa të rriturit dëgjohen duke qeshur në sfond. /Telegrafi/