Site icon Telegrafi

Me maskë dhe nën kërcënimin e thikës vjedh 350 euro në një market në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një grua ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350 euro.

Tutje në raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:40 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350 euro. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version