Telegrafi

Mashtruesit multimilionësh në SHBA, biznes në Kosovë

Një prej kompanive të licencuara për arka fiskale në Kosovës ka për drejtor një person të akuzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një skemë mashtrimimultimilionëshe.

Imer Shahini akuzohet për mashtrime financiare në New York së bashku me 6 persona të tjerë.

Mes tyre Jason Galanis, me të cilin ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.

Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Shahini me kompaninë “Printec” ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës. Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale.

Megjithë akuzat ndaj tij Shahini vazhdon të jetë i lirë falë një shkronje. Në SHBA ai është i regjistruar me Ymer ndërsa në Kosovë me Imer. /Koha Ditore/Telegrafi/