Dy persona (një grua dhe një burrë) janë arrestuar pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi një lokal, që ishte në pronësi të komunës së Istogut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se rastin e ka denoncuar viktima me inicialet A.H dhe tashmë është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve me inicialet F.D dhe B.M të cilët janë të ngarkuar me veprën penale “Mashtrimi”.
“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai .
Telegrafi po ashtu ka siguruar dhe Aktvendimin e këtij rasti të cilin mund ta shikoni më poshtë: