Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur si call-center, me anë të cilit disa persona mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Në kuadër të operacionit të koduar “Location 1” u vunë në pranga 6 shtetas si dhe u procedua 1 tjetër.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë si dhe u procedua penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.
Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”./euronews/