Site icon Telegrafi

Mashtron të dashurin kinse ka prerë dorën, ai alivanoset duke menduar se po shihte gjak (Video)

Rebekah Elgridge nga Milton Keynes i Anglisë, i ka lyer duart me ngjyrë të kuqe, për ta mashtruar Reuben Fiander se kinse është prerë me thikë.

Mirëpo, ajo që do duhej të ishte një mahi e lehtë u kthye në panik, sepse ai u alivanos në momentin që pa duart e saj duke menduar se janë të zhytura në gjak, transmeton Telegrafi.

Me të rënë në dysheme, ajo është përpjekur ta zgjojë sepse ai nuk kishte fuqi të ngrihej dhe të merrte veten.

Në videon e postuar më poshtë, pas minutës së dytë mund të shihni se si humbi kontrollin dhe ra, ngaqë u rrëqeth dhe nuk mund ta duronte gjakun. /Telegrafi/

https://youtu.be/40kqCKIZRnA

Exit mobile version