Site icon Telegrafi

Mashtroi se ishte person zyrtar për të dalë nga karantina, policia arreston të dyshuarin në Malishevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Banjë të Malishevës, pasi që ai kishte dalë nga karantina duke prezantuar një dokument se është person zyrtar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më datën 26 prill, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument që aludon se është person zyrtar. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

Exit mobile version