Site icon Telegrafi

Mashtroi me biletat e aeroplanit, paditet penalisht 29 vjeçarja nga Prilepi

Një femër nga Prilepi ka arritur që të mashtrojë dy persona nga Ohri dhe Struga, duke u premtuar bileta të lira kthyese avioni SHBA-Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ajo ka fituar 779.000 denarë. Për këtë arsye, 29 vjeçarja J. Ç është kallëzuar penalisht nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të mashtrimit.

D. N nga Ohri ka marrë vetëm biletë njëdrejtimshe. Ai ka paguar 4140$ për 5 bileta, kurse L. A nga Struga nuk ka marrë asnjë biletë, edhe pse ka paguar rreth 4616 euro për 12 bileta./Telegrafi/

Exit mobile version