Banorët e një objekti në Mitrovicë përkundër se kanë paguar baneset e tyre ata duhet t’i lëshojnë ato.
Të hënën pasdite secilit prej tyre u erdhi nga një letër nga përmbaruesi se duhet të dalin nga banesat në afat prej shtatë ditëve.
Kjo sepse parcela ku është ndërtuar objekti ka qenë në hipotekë bankare. Pronari i tokës ka hy në kredi për investitorin në vlerë prej 255 mijë euro të cilën nuk e ka paguar.
Për këtë blerësit e banesave në vitin 2008 thonë se nuk kanë qenë në dijeni.
8 familje të cilat aktualisht banojnë në këtë objekt, nga 20 banesat që janë të shitura thanë se do bëjnë ankesë në gjykatë për këtë çështje. /Klan Kosova/