Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se janë duke u përballur me mungesë të zyrtarëve, pasi që një numër i madh i tyre janë arrestuar gjatë aksionit “Subvencioni 2021”.
Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë arrestuar rreth 50 zyrtarë të drejtorive të bujqësisë nëpër komuna, të cilët dyshohen se kanë bërë mashtrime me subvencione.
“Ne po përballemi me mungesë të stafit pasi është një numër i madh i atyre zyrtarëve që janë arrestuar për pretendimet e prokurorisë për marrje dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë ministri Peci në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, së fundi Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 31 personave, që janë arrestuar në drejtoritë e bujqësive nëpër komuna.
“Paraburgimi u është caktuar L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale” Mashtrimi në detyrë” N.I për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje” dhe “Ushtrimi i ndikimit” , B.G për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, G.L për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , B.M për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencion”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia e ryshfetit” E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. /Telegrafi/