Një rast i mashtrimit është raportuar në Vushtrri, ku dyshohet se një person u ka marrë dy të tjerëve nga rreth 1 mijë e 500 euro, me premtimin se do tu sigurojë viza pune.
Sipas raportit të PK-së, dy personat që i kishin dhënë paratë nuk kishin arritur ta kontaktonin më të dyshuarin për mashtrim.
“Vushtrri, 07.01.2022 – 14:39. Viktima mashkull kosovar me 10.03.2022 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me premtim se do të ja u rregulloj vizat e punës atij dhe një dëshmitari u kishte marr 1490 euro dhe prej asaj dite më nuk kishin mundur të kontaktojnë me të”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/