Site icon Telegrafi

MASHT vlerëson se pjesa e parë e Testit të Maturës përfundoi me sukses

Foto: Arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përmes një kumtese për media ka vlerësuar se Testi i Maturës shtetërore ka përfunduar në të gjitha rajonet me sukses pjesën e parë të afatit.

MASHT thekson se gjatë katër ditëve të pjesës së parë të Testit të Maturës nuk është evidentuar ndonjë parregullsi që do të bënte testin të pavlershëm.

“Maturantët e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë të fundit që i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë e afatit të parë), i cili këtë vit për herë të parë është mbajtur përgjatë katër ditëve në gjithë Kosovën. Në ditën e fundit, pra në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës, sipas raporteve nga terreni, procesi i testimit ka shkuar shumë mirë dhe sipas planifikimit. Ndërsa, gjatë kësaj dite, numri i nxënësve që u janë gjetur telefona mobil ka qenë shumë i vogël”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Pjesa e dytë e afatit të parë do të mbahet me datat 5, 6, 7 dhe 8 qershor 2018.

Exit mobile version