Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që nesër të mos zhvillohet mësimi nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin Valmir Gashi, këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
“Ky vendim është marrë për shkak të motit të ligë që po mbretëron në vendin tonë. Deri të ky vendim ka ardhur pasi janë bërë konsulta edhe me këshillin e prindërve”, ka theksuar ai.
Sipas vendimit të ministrit Bytyqi, kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Ndryshe, sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat besohet të bien deri në -23 gradë celcius. /Telegrafi/