Site icon Telegrafi

MASHT-i: Nxënësit që janë me grip lirohen nga procesi mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), që të mbikëqyrin situatën në komunat e tyre rreth epidemisë së gripit sezonal përmes përgjegjësve të institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private).

MAShT-i kërë kërkesë e ka bërë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për situatën aktuale epidemiologjike të gripit sezonal.

Në kërkesën që iu është drejtuar DKA-ve, MAShT ka kërkuar nga përgjegjësit e të gjitha institucioneve arsimore që fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, bark qitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh), t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjeku.

Lexo po ashtu Konstatohet një rast i vdekur me influencë A, Komiteti i Gripit Sezonal me rekomandime për qytetarët

Ndryshe, Komiteti  për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën është analizuar situata e fundit me gripin sezonal.

Ky Komitet ka rekomanduar që të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme ( publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut. /Telegrafi/

Exit mobile version