Telegrafi

MAShT mirëpret vendimin e Turqisë për futjen e lëndës së gjuhës shqipe në shkolla

Ministria e Arsimit mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar.

“Para pak kohësh, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ministri i Arsimit,  Arsim Bajrami, e ka biseduar çështjen e futjes së lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke, në takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë. Andaj, MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare dhe njëkohësisht promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që je0tojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, plan-programeve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Turqisë. /Telegrafi/