Site icon Telegrafi

MASHT lanson platformën digjitale për modernizimin e sistemit arsimor

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës dhe kompaninë Microsoft e kanë lansuar platformën digjitale “Microsoft Showcase Classroom 365”, e cila do t’u mundësojë mësimdhënësve dhe nxënësve për mësim inovativ dhe ngritje të shkathtësive të tyre përmes mësimit digjital.

Ministria i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se me këtë projekt po kontribuohet në modernizimin e sektorit të arsimit.

Megjithatë, Bajrami e ka pranuar se menjëherë nuk do të mund të fillohet aplikimi i kësaj platforme në të gjithë Kosovën pasi që në vendet rurale nuk ka kushte të teknologjisë informative.

Ndërkohë, ministri i Ministrisë së Administratës, Mahir Yagcilar, tha se teknologjia e informacionit në kohën e sotme është vendimtare për konkurrencë në tregun global.

Kurse, përfaqësuesi i zyrës së “Microsoft”-it për rajon, Ljupco Georgiev, tha se kjo do t’u mundësoj politikbërësve të arsimit që të ngrisin shkathtësitë në hap me trendët e shekullit 21. /Telegrafi/

Exit mobile version