Site icon Telegrafi

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës kanë hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.

Nagavci ka bërë të ditur se nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.

“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, thekson ajo.

Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike

-Instalues elektrik

-Agrobiznes

-Automekanik

-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

-Përpunim druri/Zdrukthëtar

-Hortikulturë

Drejtimet teknike:

-Metalpunues

-Instalues elektrik

-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit

-Automekanik

-Teknologjia e riciklimit

-Teknik i sistemeve të TIK-ut

Konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024. /Telegrafi/

Exit mobile version