Site icon Telegrafi

Mashkulli më i moshuar në botë festoi ditëlindjen e 112-të – ai është edhe tifozi më i vjetër i Liverpoolit

John Tinniswood, burri më i moshuar në botë, festoi ditëlindjen e 112-të në një shtëpi pleqsh në qytetin bregdetar anglez të Southport.

Ai lindi në Liverpool më 26 gusht 1912, vit kur u mbyt Titaniku dhe u bë mashkulli më i moshuar në botë në prill të këtij viti.

Ai thotë se jetëgjatësia e tij është “thjesht fat”, shkruan bbc.

“Unë nuk kam ndonjë recetë sekrete, nuk e kam idenë pse kam jetuar kaq gjatë. Nuk i ndjej ato vite dhe nuk më emocionojnë rekordet. Mendoj se kjo është arsyeja pse i kam jetuar ato”, tha Tinniswood.

Ai nuk jep asnjë këshillë për të jetuar një jetë të gjatë apo ka ndonjë dietë të veçantë “unë ha atë që më japin”.

Përveçse është njeriu më i moshuar në botë, ai është edhe tifozi më i vjetër i Liverpoolit.

Ai lindi vetëm 20 vjet pasi klubi i famshëm u themelua dhe pa 17 nga 19 titujt e Premier Leagues dhe tetë FA Kupës të fituara prej Liverpoolit.

Ai është në pension që nga viti 1972, dhe i ve që nga viti 1986. Me gruan e ndjerë, ai ka një vajzë që mbushi tetëdhjetë vjet vitin e kaluar.

Aktualisht, gruaja më e vjetër dhe personi më i moshuar në botë është 116-vjeçarja japoneze, Tomiko Itooka. /Telegrafi/

Exit mobile version