Site icon Telegrafi

MASH Maqedoni: Në rreth 75 përqind të shkollave, mësimi online pa probleme

Foto: Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp thanë se komisioni qeveritar ka rishqyrtuar dhe miratuar kërkesa të reja për mësim me prani fizike, veçanërisht në zonat malore.

Ata thanë se në rreth 75 përqind të shkollave, mësimi online ka filluar dhe zhvillohet pa probleme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbrëmë kemi pranuar raport të ri në të cilin dhjetëra shkolla rajonale fillore janë miratuar për mësim me prani fizike. Paralelisht me këtë jemi të falënderuar RTVM-së për sigurimin e mësimit, si dhe drejtorëve, mësimdhënësve dhe kryetarëve të komunave të cilët shpërndajnë materiale elektronike dhe të shtypura deri tek fëmijët. Punojmë çdo ditë për funksionim pa pengesa dhe të kompletuar të mësimit online në territorin e tërë shtetit”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska kumtoi se në numër të vogël të shkollave ka bojkot. Në Dibër, tha, është tejkaluar gjendja dhe se nxënësit po mësohen në ndryshim. Kumtoi se tek nxënësit nga klasa e parë deri në tretën, 98 për qind ndjekin mësim onlajn me prani fizike, ndërsa vetëm 1,5 deri në 2 për qind online, sipas përzgjedhjes së prindërve.

Tek klasat e larta, në mbi 620 shkolla, qendrore dhe rajonale, u është lejuar mësimi me prani fizike, numri më i madh janë në mjediset rurale dhe në rajonet malore-kodrinore.

“Në 75 deri në 78 për qind pa problem zhvillohet mësimi online. Në 20 për qind tjerat më shpesh kanë probleme me qasjen në internet ose me IT pajisje, por kjo tejkalohet me kalimin e kohës. Ky është proces i rëndë në të cilin shkojmë të gjithë së bashku dhe me bojkot nuk do të arrijmë asgjë. Kjo është mënyrë jo e konstruuar për të treguar pakënaqësi e cila në esencë është për shkak të ndryshimeve. Duhet të mësohemi me pandeminë, nuk bëhet fjalë për dëshira”, ka thënë Carovska.

Lidhur me ndërtimin e objektit shkollor në Idrizovë, ajo u përgjigj se duhet të krijohen kushte ligjore dhe varet nga përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme – nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përmes vetëqeverisjes Lokale që të arrihet deri tek MASH-i si projekt me dokumentacion të plotë teknik dhe të mund të planifikohet si investim kapital.

Edhe kryeministri Zaev shtoi se Qeveria ka diskutuar për këtë çështje dhe konfirmoi se Qeveria është e vendosur të ndërtojë objekt për nxënësit në Idrizovë, ndërsa deri atëherë do të shkojnë në mësim në vendet e afërta të banuara.

Exit mobile version