Site icon Telegrafi

Maserati u bashkua me Mattel për të krijuar Grecale Barbie Edition

Nëse keni pyetur veten se çfarë po vozit sot Barbie, përgjigjen na jep Maserati.

Maserati u bashkua me Mattel për të krijuar Grecale Barbie Edition përmes programit të tij Fuoriserie.

Do të prodhohen vetëm dy kopje, dhe i pari është tashmë këtu. Siç mund ta prisni, trupi është i lyer rozë, megjithatë, kur vetura është e ekspozuar ndaj diellit, një efekt ylber është i dukshëm.

Grecale mori detaje të verdha rreth grilës së radiatorit, në kapakun e motorit dhe logon e tij në pjesën qendrore të rimave. Gjithashtu, nënshkrimi i Barbie mund të shihet mbi tre ndenjat e ajrit të vendosura poshtë pasqyrave anësore. Një shkronjë e veçantë “B” e Barbie zbukuron shtyllën C.

Pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të zezë me fije rozë në kontrast, ashtu si detajet e tjera në të njëjtën ngjyrë. Distinktivi “B” i Barbie është në mbështetëse të kokës.

Grecale është estetikisht mbresëlënës, por gjithashtu ka performancë të shkëlqyer sepse në fakt është një model Trofeo i fuqizuar nga motori 3.0 litërsh V6 Nettuno i Maserati. Ky motor prodhon 523 kuaj/fuqi dhe 620 Nm çift rrotullues.

Shembulli i parë i modelit Barbie Grecale u prezantua në Los Anxhelos dhe 10 për qind e shumës së akorduar nga pronari i ri do të shkojë për projektin Barbie Dream Gap. Ky projekt është pjesë e një nisme që bashkëpunon me organizata humanitare që ofrojnë mundësi të barabarta dhe heqin barrierat për vajzat në mbarë botën.

Vetura vlerësohet të jetë 330 mijë dollarë dhe një kopje e dytë do të arrijë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version