Site icon Telegrafi

Maserati do ta lansojë një veturë sportive tërësisht të re gjatë vitit që vjen (Foto)

Zëvendësim për GranTurismo

Kompania italiane ka pasur shumë probleme financiare, andaj nuk ka mundur t’i fuste në prodhim makinat e planifikuara, duke anuluar edhe shumë lansime, transmeton Telegrafi. Në të njëjtën kohë, janë pritur edhe zëvendësimet e Ghibli, Quattroporte dhe Levante, me makina të reja elektrike.

Mes shumë modelesh, Maserati do ta zëvendësojë edhe GranTurismo, me një prej modeleve më të rëndësishme të saj që është Alfieri. Ardhja e kësaj makine është pritur për një kohë të gjatë, pasi ishte prezantuar në Geneva Motor Show në vitin 2014.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit të njëjtë, megjithëse gjashtë vite më vonë, zyrtarë nga Masetari kanë thënë se gjatë vitit që vjen, do të prezantohet kjo veturë tërësisht e re. Për prodhimin e Alfieri, po bëhet gati fabrika e Maseratit që ndodhet në Modena të Italisë, ku pritet të kompletohet në tërësi.

Gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me Ferrari, që Alfieri të arrijë në tri versione të ndryshme që përfshijë hibrid të butë, hibrid të elektrifikuar dhe makinë tërësisht elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version