Site icon Telegrafi

Maserati prezanton versionin special sportiv të kufizuar në vetëm 50 njësi

Maserati ka zbuluar një version të ri Modena Sport SUV Grecale i kufizuar në vetëm 50 njësi.

I projektuar për të rivalizuar drejtpërdrejt Porsche Macan, modeli ri do të bazohet në variantin Grecale Modena, por vjen me disa elemente tjera veçuese sportive.

Përmirësimet përfshijnë një sërë ndryshimesh në pjesën e jashtme, duke filluar nga ngjyra, rrotat, dhe çatia panoramike, transmeton Telegrafi.

Pjesa e brendshme e modelit sportiv është e disponueshme me lëkurë të zezë ose të kuqe, dhe përmban një ekran info-argëtues.

Fuqia e Modena Sport mbështetet në një motor turbocharged i shtyrë nga një sistem hibrid 48V. Motori i tij prodhon 328 kuaj fuqi dhe arrin 99km/h në vetëm 5.3 sekonda falë transmisionit automatik me tetë shpejtësi.

Si modeli më i zakonshëm i Maseratit, Grecale mund të porositet tani, për ta pasur në zotërim muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version