Site icon Telegrafi

Maserati ndalon prodhimin e Quattroporte Folgore me bateri

Maserati po përballet me pengesa në udhëtimin e tij drejt elektrizimit të tërësishëm të veturave, ndërsa njofton një ndalesë në prodhimin e Quattroporte Folgore me bateri.

Marka italiane pretendon se ndalimi erdhi pasi është e shqetësuar për performancën e veturës së re, por duket se ka edhe faktorë tjerë shqetësues që “fshihen pas perdeve”.

Kjo pengesë shënon vonesën e tretë në linjën e modeleve nga Maserati, pas prezantimit të versioneve elektrike me bateri të GranTurismo coupe dhe Grecale SUV.

Gjithashtu, edhe një version me emetime zero të karbonit, GranCabrio është planifikuar të prezantohet në vitin 2024, por ende nuk është konfirmuar.

Një pjesë tjetër e planit për elektrifikimin e plotë përfshin edhe modelin Levante, i cili pritet të fuqizohet nga tre motorë GranTurismo Folgore.

Megjithatë, sfidat e prodhuesit italian të veturave pritet të shtrihen përtej vonesave.

Stellantis thuhet se do të largojë përkohësisht nga puna 1,000 punëtorë në fabrikën për prodhimin e Maserati, Mirafiori, në Torino të Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version