Telegrafi

Mascherano u tregon bashkëlojtarëve se do të largohet nga Barça, kjo është e ardhmja e tij

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano u ka treguar shokëve te tij se do të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit, sipas mediave spanjolle.

Barcelona gjatë kësaj verë pritet të bëjë ndryshime në skuadrën e tyre, dhe një nga lojtarët që duket se do të largohet është mbrojtësi veteran Javier Mascherano.

Kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime lidhur me të ardhmen e argjentinasit, dhe nëse duhet besuar mediave spanjolle, ish-lojtari i Liverpoolit u ka konfirmuar bashkëlojtarëve te tij se ai do të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar gjigantëve franceze, PSG.